Sport

Braziliani i sinqertë! Alves pas shumë vitesh, tregon për ‘përleshjen’ me Cristiano Ronaldon në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Mbrojtësi brazilian Dani Alves aktualisht luan për klubin meksikan UNAM Pumas. Pas kaq vitesh ai zbulon incidentin

26 Shtator 2022, 07:27 Nga DOSJA

Braziliani i sinqertë! Alves pas shumë vitesh, tregon për

MEKSIKE - Ishin vite të rivalitetit të madh. Nga njëra anë FC Barcelona me superyllin Lionel Messi. Në anën tjetër Real Madrid me superyllin Cristiano Ronaldo. Dy skuadra të pabesueshme në garë për kurorat spanjole dhe europiane.

Mbrojtësi brazilian Dani Alves (39) nën kontratë me katalanasit në atë kohë, ishte kampion gjashtë herë me ‘blaugranat’ dhe tri herë fitoi Champions League. Në podkastin e futbollistit meksikan Efrain Velarde ("Casa Velarde"), braziliani flet për rivalitetin dhe tregon për një incident në një ceremoni gala të ‘Topit të Artë’ kur u përplas me Ronaldon.

Dani Alves tregon: “Ishte koha e rivalitetit të madh (mes Barçës dhe Realit). Unë shkova për ta përshëndetur. Por ai nuk më përshëndeti. Ishte një debat që nuk doli kurrë, por në fakt ne u përleshëm në dhomën e zhveshjes në ceremoninë e Topit të Artë”.

Mbrojtësi brazilian, i cili tani luan për klubin meksikan UNAM Pumas (së bashku me Velarde), ka kohë që i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me Ronaldon. Ai thotë: “E dua Cristianon. Tani që nuk jemi më lojtarë të Barcelonës dhe Real Madridit, mund ta them sepse kur ishim, nuk mundesha”.

Alves vazhdoi: “Cristiano është një model, për të gjithë ne, modeli më i mirë që ekziston. Cristiano është një model për të gjithë ne, që nuk kemi aq shumë cilësi dhe që me punë të palodhur të mund të konkurrosh me më të mirët. Unë e respektoj shumë dhe pata rastin t'ia tregoj këtë personalisht”.

I pyetur nëse mund të identifikohet më shumë me ish-kolegun e tij prej shumë vitesh Lionel Messi (35), apo me lojtarin e sotëm të Manchester United, Cristiano Ronaldo (37), Alves ka një përgjigje të qartë: “Personalisht, mund të lidhem më shumë me Ronaldon, sepse gjithçka, edhe jeta ime, bazohet në punën e palodhur. Nëse do të më duhej të bëja një krahasim si lojtar, do të isha shumë më afër Ronaldos, sesa Messit për shkak të punës. Nga ana tjetër, Leo është i jashtëzakonshëm. Ai ka lindur me talentin për të luajtur futboll në një dimension tjetër që vetëm ai mund ta arrijë”.

Braziliani i sinqertë! Alves pas shumë vitesh, tregon për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll