"I DASHUR ROBERT...", Zambrano i përgjigjet ‘akuzës’ së Lewandowskit...
POLONI - Gjatë javës, sulmuesi botëror Robert Lewandowski cilësoi kundërshtarin më të ashpër të karrierës s&...
A do ta lenë David de Gean të largohet pa marrë asgjë, me parametra zero?

ANGLI - Numrit një të Man.United, David de Gea (31), i skadon kontrata pas sezonit aktual të Premier League. Falë një opsioni në kontratën e portierit spanjol, “Djajtë e Kuq” mund të zgjasin marrëveshjen edhe me një sezon. Sipas një raportimi, të gazetës së përditshme angleze “The Telegraph”, drejtuesit e lartë të klubit mesa duket po luajnë me idenë që të mos e përdorin këtë opsion.
Arsyeja për këtë mund të jetë rritja drastike e shpenzimeve të personelit të klubit, shkruajnë anglezët. Kampionët rekord të ishullit, njoftuan zyrtarisht gjatë javës, se buxheti i stafit ishte rritur me 19 për qind, në krahasim me sezonin e kaluar. Rikthimi i superyllit Cristiano Ronaldo (37) dhe angazhimet e Jadon Sancho (22) dhe Raphaël Varane (29), për shembull e kanë rritur buxhetin e pagave me 70 milionë euro.
Sipas raportit, De Gea duhet të paguhet pothuajse me 400 mijë euro në javë, çka bën një pagë vjetore gati 21 milionë euro. Ai do të vazhdonte ta merrte këtë shumë, nëse kontrata e tij do të shtyhej deri në vitin 2024. Por, kjo rrogë tani duket se duhet kursyer. Një alternativë për portierin 31-vjeçar të kombëtares spanjole është tashmë në horizont te Man.United. Dikush dëshiron të provojë portierin e kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford (28). Ai është i lidhur me rivalët e Premier League, Everton, deri në vitin 2024, por shihet si një opsion 'i lirë' te Man.United.
De Gea është në Manchester që nga viti 2011. Në atë kohë ai kishte kaluar nga klubi spanjol Atlético Madrid në Premier League. Por tani rrugët mund të ndahen. Nga ana tjetër, do të ishte e hidhur për Man.United është që ta linte një portier të tillë të klasit botëror të largohej me parametra zero. Një rast i ngjashëm ishte përjetuar tashmë këtë verë. Paul Pogba (29) u largua pa paguar asnjë qindarkë. Ata kishin luftuar me mesfushorin francez për një kohë të gjatë, por ai nuk u bind të nënshkruante një kontratë të re. Kontrata i skadoi, ai u transferua në Itali te Juventusi, si transferim i lirë. Kjo tani mund të përsëritet edhe te De Gea...
B.T (Dosja.al)
POLONI - Gjatë javës, sulmuesi botëror Robert Lewandowski cilësoi kundërshtarin më të ashpër të karrierës s&...
FRANCE - Danimarka mundi sërish Francën (2-0) në një ndeshje, rezultati i së cilës lë ndjesi të ç...
EUROPË- Rezultate surprizë në Ligën e Kombeve. Vështirësitë e Francës vazhdojnë. Transalpinët u mundën nd...
ITALI- Te Milan ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere për të gjetur golin. Belgu e nisi mirë te kuqezinjtë, po...
HOLANDË- Louis van Gaal po punon për t'i dhënë Holandës së tij një avantazh për goditjet e penalltive përpara Kup...
Clarence Seedorf ITALI- Clarence Seedorf nuk ka stërvitur për tre vjet: në korrik 2019, 46-vjeçari u shkarkua nga Kameruni pas vet&eu...
ANGLI- Është e vështirë të mendosh se një “rreshter i hekurt” si Sir Alex Ferguson e ka lejuar veten të frik&eu...
ARGJENTINË- Tre ditë pas njoftimit të ndarjes, çifti Wanda-Icardi vazhdon të prodhojë zhurmë. Ngjarjet familjare shpesh j...
ANGLI- Wilfried Zaha kishte mundësinë të bënte një karrierë të madhe, por thashethemet sa i përket jetës së ...
ITALI - Është publikuar traileri për filmin e ri të Asterix dhe Obelix, i quajtur privatisht ‘Silk Road’ (Rruga e mëndafs...