Sport

"I DASHUR ROBERT...", Zambrano i përgjigjet ‘akuzës’ së Lewandowskit...

Për yllin polak të sulmit, mbrojtësi më i ashpër në karrierën e tij ka qenë peruani Carlos Zambrano

26 Shtator 2022, 07:08 Nga DOSJA

"I DASHUR ROBERT...", Zambrano i përgjigjet

POLONI - Gjatë javës, sulmuesi botëror Robert Lewandowski cilësoi kundërshtarin më të ashpër të karrierës së tij, në një intervistë për revistën polake "Kwartalnik Sportowy": Carlos Zambrano. “Gjithçka që donte ishte të më thyente këmbët. Ai as nuk e shikonte topin”.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar mbrojtësi peruan, i cili ka shkruar përmes Instagramit: “I dashur Robert Lewandowski, faleminderit që më kujtove me kaq mall. Ky është futbolli, miku im. Ne luajmë gjithmonë fort, të gjithë japim jetën në fushë. Por asgjë nuk ndodh pa inat.” Zambrano vazhdon: “Ju respektoj për profesionalizmin dhe kolegjialitetin tuaj të jashtëzakonshëm. Ishte një nder të luaja kundër teje. Fat i mirë dhe urimet më të mira.”

Në intervistë, sulmuesi polak ka treguar se ishte “i mërzitur që arbitri nuk i shikonte ndërhyrjet ndaj tij. Mbrojtësit shpesh lejohen të bëjnë më shumë se sulmuesit, kjo nuk është një luftë e barabartë”. Lewandowski kishte luajtur gjithsej pesë herë kundër Zambranos në Bundesligë dhe në Kupën DFB. Në këto pesë ndeshje, sulmuesi nuk kishte shënuar asnjë gol.

"I DASHUR ROBERT...", Zambrano i përgjigjet

Zambrano erdhi në Gjermani në korrik të vitit 2006, kur ishte ende 16 vjeç dhe fillimisht luajti për ekipin e të rinjve të Schalke 04, për të kaluar te FC St. Pauli dhe nga 2012 në 2016 për Eintracht Frankfurt. Zambrano mori 52 (!) kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq në 137 ndeshje në Bundesligë. Më vonë, ai kaloi te në Rubin Kazan, Dynamo Kyiv dhe FC Basel. Tashmë 33-vjeçari është nën kontratë me klubin argjentinas Boca Juniors që nga janari i vitit 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll