Sport

Milan, De Ketelaere nuk gjen golin prej gjashtë muajsh, Pioli studion si ta zhbllokojë

Te Milan ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere për të gjetur golin. Belgu e nisi mirë te kuqezinjtë, por ende nuk ka shënuar dhe në Milanello janë të bindur se ka ardhur koha e duhur për të thyer agjërimin e gjatë.

25 Shtator 2022, 20:01 Nga DOSJA

Milan, De Ketelaere nuk gjen golin prej gjashtë muajsh, Pioli studion si ta

ITALI- Te Milan ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere për të gjetur golin. Belgu e nisi mirë te kuqezinjtë, por ende nuk ka shënuar dhe në Milanello janë të bindur se ka ardhur koha e duhur për të thyer agjërimin e gjatë. Goli i fundit i shënuar nga belgu në një ndeshje zyrtare daton në prill të vitit 2022 (Beerschot-Bruges 1-3).

Gjashtë muaj që nuk e trembin personin në fjalë ("Unë jam duke punuar për të"). Tek kuqezinjtë, CDK-ja ka bërë gjithmonë mjaft mirë deri më tani, siç e dëshmuan edhe duartrokitjet e San Siros. Por për të bërë një hap në cilësi, nevojitet më shumë. Një objektiv që Pioli e ka në mendje dhe që shpreson ta arrijë falë disa masave taktike. Në shtator ai ka startuar titullar katër herë nga pesë. Trajneri i kuqezinjve do t’i kërkojë ish-lojtarit të Brugge të rrisë gamën e tij të veprimit, duke sulmuar thellësinë.

Një lëvizje që në planet e trajnerit duhet të afrojë klasën e 2001-shit me zonën dhe të rrisë fuqinë e zjarrit të kuqezinjve pranë Giroud-it, duke dhënë më shumë zgjidhje sulmuese dhe paparashikueshmëri në manovrën në 30 metrat e fundit. Pika e kthesës ka ardhur për De Ketelaere.

E.Ç (Dosja.al)

charles de ketelaere milan

Sondazh

Poll