Sport

Franca humbet ndaj Danimarkës por qëndron në Ligën A, Kroacia dhe Holanda fluturojnë për në Final Four

Rezultate surprizë në Ligën e Kombeve. Vështirësitë e Francës vazhdojnë. Transalpinët u mundën ndaj Danimarkës me shifrat 2-0, me golat e Dolberg dhe Skov Olsen.

25 Shtator 2022, 23:01 Nga DOSJA

Franca humbet ndaj Danimarkës por qëndron në Ligën A,
EUROPË- Rezultate surprizë në Ligën e Kombeve. Vështirësitë e Francës vazhdojnë. Transalpinët u mundën ndaj Danimarkës me shifrat 2-0, me golat e Dolberg dhe Skov Olsen. Pavarësisht suksesit, Danimarka arriti të sigurojë Final Four, pasi Kroacia fiton ndaj Austrisë me shifrat 3-1 me golat e Luka Modric, Marko Livaja dhe Dejan Lovren realizuan golat e fitores për nënkampionët e botës, teksa ekipi i Rangnick barazoi përkohësisht me anë të Christoph Baumgartner.

Me këtë sukses, Kroacia mbylli Ligën A në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve. Edhe Holanda në “Final Four”. Kombëtarja e Van Gaal mposhti 1-0 Belgjikën falë golit me kokë të Virgil Van Dijk në çerekorëshin e fundit, duke vulosur vendosin e parë në Grupin 4 të Ligës A, aty ku Uellsi u rendit në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B.

Humbje pa pasoja për Turqinë në Grupin 1 të Ligës C. Kombëtarja turke kishte siguruar kalimin në Ligën B, ndërkohë që sot u mposht 2-1 në Ishujt Faroe. Luksemburgu fitoi 1-0 ndaj Lituanisë, me këta të fundit që do të luajnë në “play-out”.

E.Ç (Dosja.al)

liga e kombeve franca danimarka kroacia

Sondazh

Poll