Sport

Holanda afron një trajner volejbolli në staf! Zbulohet "vrasësi i penalltive", ideja e fundit e trajnerit van Gaal

Louis van Gaal po punon për t'i dhënë Holandës së tij një avantazh për goditjet e penalltive përpara Kupës së Botës 2022.

25 Shtator 2022, 19:39 Nga DOSJA

Holanda afron një trajner volejbolli në staf! Zbulohet

HOLANDË- Louis van Gaal po punon për t'i dhënë Holandës së tij një avantazh për goditjet e penalltive përpara Kupës së Botës 2022. Si? Ka afruar në staf ish-trajnerin e përfaqësueses holandeze të volejbollit Peter Murphy, i cili ka për detyrë të ndihmojë portierët holandezë të lexojnë se ku lojtarët do të godasin penalltitë.

Roli i Murphy është ai i "vrasësit të penalltive", siç e ka riemërtuar trajneri Van Gaal. Lëvizja solli disa kritika në Holandë, por ish-trajneri i Manchester United beson se ka merita në të menduarit e tij: "Ne kërkuam vrasësin më të mirë të penalltive dhe mendoj se njohuritë dhe përvoja e Peter Murphy mund të na ndihmojë shumë.

Murphy do të testojë portierët e mi. Ai gjithashtu do t'u tregojë atyre se si ta bëjnë gjuajtësin e penalltive të ndihet i pasigurt. Ka mjete dhe truke për këtë." Trajneri i Holandës nuk pushon së mahnituri dhe do të shohim nëse ka të drejtë edhe këtë herë.

E.Ç (Dosja.al)

van gaal holanda

Sondazh

Poll