Aktualitet

Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ protestojnë para ministrisë së Arsimit, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë

Shkak i protestës së sotme, është bërë vendimi i Qeverisë për mbylljen e shkollës pasi nuk plotësonte kushtet ligjore.

26 Shtator 2022, 10:05 Nga A.B
Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ protestojnë para
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme, nxënësit e kolegjit privat 'Mehmet Akif' dolën në protestë përballë Ministrisë së Arsimit. Shkak i protestës së sotme, është bërë vendimi i Qeverisë për mbylljen e shkollës pasi nuk plotësonte kushtet ligjore.

Me pankarta në duar, nxënësit dolën sot përballë Ministrisë, paravësisht motit, për të kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

‘Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’.’- u shpreh një nga nxënësit.

Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

protesta e mehmet akif

Sondazh

Poll