LIVE UPDATES

mjeku i traumes

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Presidenti Biden rikonfirmon angazhimin amerikan

Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e OKB-së/ Nesër takim

Covidi në SHBA, CDC paralajmëron/ Ja vendet drejt të cilave

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

‘Të shtohet stafi’/ Mjeku i Traumës tregon se çfarë po ndodh brenda spitalit: Jemi të mbingarkuar! Këtu ka flu - Aktualitet
LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Të shtohet stafi’/ Mjeku i Traumës tregon se çfarë po ndodh brenda spitalit: Jemi të mbingarkuar! Këtu ka flu

29 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
‘Të shtohet stafi’/ Mjeku i Traumës tregon se

TIRANË– Mjeku kururg Sami Koçeku ka zbuluar se Spitali i Traumës është kthyer në një spital që tashmë pret dhe urgjencat kirurgjikale të QSUT-së.  Kjo sipas mjekut ka ardhur pasi në QSUT u përqëndrua puna në pritjen dhe menaxhimin e pacientëve pozitiv me Covid, duke sjellë një mbingarkesë për stafin e Spitalit të Traumës.

Në një intervistë për gazetën ‘Shëndet plus’ mjeku kirurg Sami Koçeku tregon me shumë rreth menaxhimit të shërbimit të kirurgjisë dhe mbingarkesën që kanë patur.

Ndër të tjera ai thekson se ka kërkuar që stafit të tyre ti bashkohen dhe mjekë të tjerë pasi ata po mbajën dhe urgjencën që po vjen nga urgjenca e kirurgjise përgjithshme.

INTERVISTA:

Doktor, si ka funksionuar shërbimi i kirurgjisë në spitalin e Traumës, a keni patur mbingarkesë?

Ne nuk kemi patur mbingarkesë gjatë pandemisë, ne kemi patur katastrofë mjeksore ose profesionale. Ashtu siç dihet që nga marsi ne presim urgjencat kirurgjikale të QSUT-së. Por që akoma po funksionon me mbingarkesë.

Do ishte shumë mirë nëse mjekët e urgjencës kirurgjikale të QSUT-së të vinin dhe të bënin roje këtu tek ne. Ne bëjmë trauma dhe kirugji të përgjithshme, ato bëjnë vetëm kirurgji të përgjithshme dhe ishim të ndarë. dhe këtu do kishim 4 kirurgë, stazhier, specializantë edhe ekipe te tjera. Kjo gjë nuk u bë, kjo është ekstremisht mbingarkesë për ne.

Si u menaxhua puna edhe pse në mbingarkesë?

Ne kemi mbijetuar, jo menaxhuar. Deri tani ne quajmë se e kemi mbaruar misionin tonë në total, edhe pse me mbingarkesë ne ja kemi dal. Nga frika e COVID-19 njerëzit kanë frikë të vijnë në spital dhe kur vijnë vijnë në gradë të fundit për t’i shpëtuar jetën.

Keni patur staf të infektuar me COVID-19, nëse po si e keni menaxhuar punën? Ka patur pezullim të saj?

Po, edhe ne si çdo spital tjetër kemi patur mjekë, infermierë të infektuar. Është menaxhuar me ne që ishim mirë. Jo puna nuk është pezulluar në asnjë moment. Çdo pacient i ardhur këtu ka marrë shërbimin e merituar.

Sa është numri i operacioneve të bëra në ditë?

Mund të ketë 4-8 të kirurgji të përgjithshme, pa përmendur kirugjitë e traumës. Tek trauma ka ditë që bëjmë ka ditë që jo. E theksoj operacione të mirëfillta trauma, nuk flas për drenazhet torakale, fiksim kockash etj. Numri i operacione të përgjithshme ka rënë në përgjithësi kjo për shkak të frikës që kanë njerëzit nga COVID-19, trajtohen në shtëpi, dhe kur vijnë, vijnë në gradë të fundit.

Kemi patur një rast me apandesit i cili kishte 5 ditë që qëndronte në shtëpi dhe erdhi në spital në gradë të fundit.

Keni vizituar të sëmurë me COVID-19?

Po. Nuk e di saktësisht se sa por që po. Pasi është konfirmuar me COVID-19 është adresuar për tek mjeku specialist për të marrë te ai shërbimin për COVID-19.

Kemi mungesa në materiale të mbrojtjes personale, si maska, doreza?

Jo, i kemi të gjitha nuk ka mungesa.

Gjatë kësaj periudhe kemi patur reduktim të stafit apo shtim të tij?

Saktësisht nuk e di por shikoj që ka njerëz të rinj që nuk i njoh ose njohur më parë që janë këtu, si në sallë, si në pavion të cilët nuk janë mjek por infermierë që janë prurje e re. Unë e kam kërkuar që në mars që të na vijnë edhe dy kirurg të tjerë për aq kohë sa mbajmë dhe urgjencën e kirurgjise përgjithshme, duhet të vijë dhe stafi, të dyfishohet personeli. E kërkoj në mënyrë absolute këtë gjë. Në kirugjinë e QSUT-së po punohet vetëm me planifikime dhe kjo është luks, ndërsa këtu po punohet non-stop.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sami koceku sami koceku

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars