Sport

Shkonte në shtrat me vajzën e trajnerit, lojtari i Man.United kthehet pas në kohë: Ato thashetheme më shkatërruan karrierën

Wilfried Zaha kishte mundësinë të bënte një karrierë të madhe, por thashethemet sa i përket jetës së tij private nuk e lejuan që të bënte kapërcimin në kualitet.

25 Shtator 2022, 18:44 Nga DOSJA

Shkonte në shtrat me vajzën e trajnerit, lojtari i Man.United kthehet

ANGLI- Wilfried Zaha kishte mundësinë të bënte një karrierë të madhe, por thashethemet sa i përket jetës së tij private nuk e lejuan që të bënte kapërcimin në kualitet. Në verën e vitit 2013, lojtari u transferua nga Crystal Palace te Manchester United si një lojtar premtues. Ai ishte 21 vjeç dhe kishte arritur të impresiononte klubet angleze falë paraqitjeve pozitive.

Por diçka nuk shkoi siç duhej. 4 paraqitje në total me Manchester United dhe 166 minuta të luajtura. Cfare ndodhi? Në intervistën e dhënë për “The Locker Room” ai i ka rrëfyer ish-shokut të skuadrës Rio Ferdinand se arsyet jashtë-futbollistike kishin ndikuar negativisht në përvojën e tij në Old Trafford.

"Njerëzit thanë se isha duke fjetur me vajzën e Moyes (trajnerit të United në atë kohë) dhe përkundrazi nuk e kisha parë apo takuar kurrë" - ky është versioni i Zahas për ngjarjet. "Kjo ishte arsyeja pse unë nuk luaja. Por këto ishin akuza false. Kur u mbrojta, mbeta vetëm. Askush nuk më ndihmoi dhe kurrë nuk e kuptova pse as tekniku nuk më foli kurrë për këtë."

E.Ç (Dosja.al)

zaha manchester united

Sondazh

Poll