Sport

Seedorf nuk stërvit skuadër prej vitesh, zbulon arsyen: Sistemi në Itali është racist, ka të bëjë ngjyra e lëkurës

Clarence Seedorf nuk ka stërvitur për tre vjet: në korrik 2019, 46-vjeçari u shkarkua nga Kameruni pas vetëm një viti, pas eliminimit në raundin e 16-të të Kupës së Afrikës.

25 Shtator 2022, 19:24 Nga DOSJA
Seedorf nuk stërvit skuadër prej vitesh, zbulon arsyen: Sistemi
Clarence Seedorf

ITALI- Clarence Seedorf nuk ka stërvitur për tre vjet: në korrik 2019, 46-vjeçari u shkarkua nga Kameruni pas vetëm një viti, pas eliminimit në raundin e 16-të të Kupës së Afrikës. Ishte eksperienca e tij e katërt si trajner.“Profesori” kishte drejtuar më parë kuqezinjtë, Shenzen në Kinë, Deportivo La Coruna në Spanjë, dhe në atë rast, pas vetëm 5 muajsh, klubi dhe trajneri vendosën të ndaheshin në fund të sezonit.

Më pas eksperienca në stolin e Kamerunit dhe që atëherë asnjë mundësi tjetër, as në Itali dhe as jashtë saj. I ftuar në Festivalin Sportiv të Trentos, Seedorf do të shprehej: "Pyes veten pse nuk pata mundësi të tjera në Itali, kam dy fëmijë të lindur këtu. Nuk mendoj se Italia është një vend racist, e kam mbështetur gjithmonë, sepse pas njëzet vjetësh unë mendoj se e kam kuptuar pak Italinë.

Ka racistë kudo.Sistemi shpesh është shumë më racist se njerëzit. Nuk është e qartë se si trajnerët që mbërritën pas meje te Milan (Inzaghi, Mihajlovic, Montella, Gattuso, Giampaolo, etj) gjetën menjëherë një ekip, madje ne Itali dhe une nga ana tjeter nuk kam marre asnje propozim, as edhe një, pas njëzet vjetësh në Itali, është pak e çuditshme, ose me kane thene: "Nuk duam të të ofendojmë me propozimimin.'

Nëse shikoni në të gjithë Europën, është ky problem që nuk ka trajnerë me ngjyrë. Nuk ka mundësi. Propozimin e parë serioz e gjeta në Kinë e pranova sepse më pëlqen të udhëtoj. Por është zhgënjyese të shohësh që pas përvojës te Milan, nuk u telefonava." Përfundon Seedorf.

E.Ç (Dosja.al)

seedorf milan itali

Sondazh

Poll