Aktualitet

Po mblidhte arra, bie nga pema 68-vjeçari në Berat, vdes në vend

Hoxha do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të dalë në përfundime më të sakta në lidhje me shkaqet e vdekjes.

25 Shtator 2022, 16:38 Nga F.M
Po mblidhte arra, bie nga pema 68-vjeçari në Berat, vdes në
Ambulanca

BERAT- Një 68-vjeçar i identifkuar si Syrja Hoxha ka humbur jetën në Berat. Mësohet se burri në fjalë ka dalë bashkë me familjen për të mbledhur arra, por është rrëzuar nga pema. Hoxha ka ndërruar jetë mënjeherë pas rënies në tokë. Ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, por nuk mundi të shpëtonte. 

Hoxha do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të dalë në përfundime më të sakta në lidhje me shkaqet e vdekjes.

Familjarët e Hoxhës por edhe bashkëfshatarë të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje, janë duke dhënë deklaratat e tyre në polici.

berat syrja hoxha

Sondazh

Poll