Aktualitet

Kërkohej që dje nga familja, gjendet i mbytur në lumin e Vjosës 65-vjeçari

Pas kërkimeve, ai është gjetur i mbytur. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. 

25 Shtator 2022, 16:23 Nga F.M
Kërkohej që dje nga familja, gjendet i mbytur në lumin e
Foto Ilustruese

PËRMET- N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet është gjetur i mbytur në shtratin e lumit Vjosa. 65-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur një natë më parë nga familja e tij. Pas kërkimeve, ai është gjetur i mbytur. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. 

Njoftimi: Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa,  është gjetur pa shenja  jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet. Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

permet

Sondazh

Poll