Aktualitet

Thikë dhe kanabis në makinë, arrestohet një person në Durrës (EMRI)

Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me lënë narkotike të dyshuar kanabis, një shkop bejsbolli dhe një thikë. 

25 Shtator 2022, 12:39 Nga A.B
Thikë dhe kanabis në makinë, arrestohet një person në
Thika dhe droga

DURRËS- Ervin Arapi është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit. 32-vjeçari u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me lënë narkotike të dyshuar kanabis, një shkop bejsbolli dhe një thikë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet dhe operacionet “blic”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne durres ervin arapi

Sondazh

Poll