Aktualitet

I dënuar me 12 vjet për gjobëvënien ndaj biznesmenit, Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohet me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.

25 Shtator 2022, 14:14 Nga A.B
I dënuar me 12 vjet për gjobëvënien ndaj biznesmenit,
Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani

TIRANË- Një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, i dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë, ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohet me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.

“Ora News” raporton se në gjykatën e Kavajës, janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje. Kërkesa po shqyrtohet në këtë gjykatë pasi Dani vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë.

Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.  Dani akuzohet për veprat penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

gilmando dani emiljano shullazi

Sondazh

Poll