Aktualitet

I dogjën makinën! Arapi tregon 10 emra me të cilët ka konflikte, policia nis shoqërimet dhe marrjen në pyetje

Deri më tani, raportohet se janë kryer disa shoqërime në polici. 

25 Shtator 2022, 13:01 Nga A.B
I dogjën makinën! Arapi tregon 10 emra me të cilët ka
Deizi Arapi

KORÇË- Deizi Arapi, 27-vjeçarja e cila u pyet në polici për djegien e mjetit të saj, ka dyshime për më shumë se 1 person. Gjatë pyetjes nga grupi hetimor, 27-vjeçarja ka përmendur 10 emra, për të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Policia ka nisur hetimet në disa pista, teksa ende vijon marrja në pyetje e personave që janë përmendur nga e reja. 

Deri më tani, raportohet se janë kryer disa shoqërime në polici. 

E reja, e cila njihet nga policia pas shoqërimit një muaj më parë për prishje të qetësisë publike, hodhi dyshimet publikisht për ish-kryebashkiakun e Devollit, Bledion Nallbatin. Ajo u shpreh se me deputetin e Partisë Demokratike ka pasur konflikte në të shkuarën pasi i largoi nënën nga puna. Mirëpo, nga ana tjetër, Nallbanti ka mohuar akuzat duke paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj 27-vjeçares. 

Kjo nuk është hera e parë që Arapit i digjet mjeti. Në vitin 2018, disa persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin mjetit të saj tip 'Smart'.

deizi arapi digjet makina e deizi arapit

Sondazh

Poll