Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 2 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali

Dyshohet se kanë ndihmuar me mjete në organizimin e vrasjes së Arës, sipas raportimeve në mediat italiane. 

25 Shtator 2022, 16:20 Nga F.M
EMRAT/ Kush janë 2 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit
Fatmir Ara

ITALI- Policia italiane arrestoi 43-vjeçaren Barbara Ghena dhe 29-vjeçarin Andrea Fagnoni si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara në fillim të Shtatorit. 43-vjeçarja e cila është motra e autorit kryesor Davide Ghena, i cili ka rrëfyer me herët krimin dhe i riu tjetër, dyshohet se kanë ndihmuar me mjete në organizimin e vrasjes së Arës, sipas raportimeve në mediat italiane. 

43-vjeçari shqiptar Fatmir Ara u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar 2 ditë pasi u shpall i humbur nga familja. Ai ishte qëlluar 3 herë me armë zjarri në kokë ndërsa dyshohet se para vrasjes ai të jetë dhunuar sipas të dhënave të nxjerra nga raporti paraprak i autopsisë.

fatmir ara

Sondazh

Poll