Aktualitet

Plagosja e 31-vjeçarit në Himarë, policia arreston në flagrancë autorin (EMRI)

Dyshohet se shkak i plagosjes mund të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes autorit dhe personit që mbeti i plagosur.

25 Shtator 2022, 11:39 Nga A.B
Plagosja e 31-vjeçarit në Himarë, policia arreston në
Thika

SARANDË- Policia ka vënë në pranga personin i cili plagosi me thikë Serxhio Shatollin në Himarë. Forcat blu bëjnë të ditur se kanë vënë në pranga Qirjako Hitën, 46-vjeçarin i cili dyshohet se plagosi Shatollin. Dyshohet se shkak i plagosjes mund të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes tyre. Hita, i cili u arrestua në flagrancë, do të hetohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

plagosje ne himare serxhio shatolli qirjako hita

Sondazh

Poll