Sport

Juventus, Allegri nuk preket për momentin, por 'hija' e Contes tremb teknikun! Ja çfarë mund të ndodhë në qershor

Bordi i Juventusit nuk përmendi të ardhmen e Allegrit sepse do të ishte e vështirë, krahasuar me 254 milionë humbje që klubi bardhezi ka pësuar.

24 Shtator 2022, 18:19 Nga DOSJA

Juventus, Allegri nuk preket për momentin, por 'hija' e Contes

ITALI- Bordi i Juventusit nuk përmendi të ardhmen e Allegrit sepse do të ishte e vështirë, krahasuar me 254 milionë humbje që klubi bardhezi ka pësuar. Pra, Max do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit, pavarësisht momentit jo të mirë.Në rast se nuk arrihen objektivat, situata mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm.

Dihet që emri i Gasperinit po përflitet shumë, por është një tjetër emër që do ti pëlqejë shumë tifozëve, pavarësisht se për disa mund të konsiderohet tradhëtar. Po flasim për Antonio Conten. Thashethemet e ndryshme flasin për një takim sqarues mes trajnerit dhe presidentit Agnelli.

Mbi të gjitha sepse konfirmimet vijnë nga Anglia. Daily Star flet për kthimin e mundshëm të Antonio Contes te Juventus. Sipas tabloidit, tekniku aktual i Tottenham po merret me klubin londinez për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

conte juventus

Sondazh

Poll