Sport

VIDEO/ ‘Pushtohet’ fusha nga tifozët, kaos në miqësoren Marok-Kili…

Problemet e sigurisë në hyrje dhe një pushtim i fushës nga tifozët, ishin pjesë e një ndeshjeje në të cilën skuadra afrikane fitoi 2-0.

24 Shtator 2022, 11:33 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Pushtohet’ fusha nga tifozët, kaos në

SPANJE - Maroku fitoi 2-0 ndaj Kilit, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin RCDE të Espanyol në Katalonjë. Por lajmi nuk ishte vetëm në triumfin e skuadrës afrikane me golat e Boufal (66’) me penallti dhe Sabiri (78’). 

Këtu problemet ishin të shumta me sigurinë në stadium, që në hyrje dhe deri te një ‘pushtim’ i fushës në fund të saj nga tifozët.

Në rrjetet sociale qarkulluan lloj-lloj videosh, në të cilat shiheshin tifozë duke u futur fshehurazi nëpër hyrjet e stadiumit, pa qenë në gjendje të bënin asgjë nga pjesëtarët e sigurisë, si dhe njerëz spontanë që hidheshin vazhdimisht në bar, ose një publik i madh që pushtoi fushën...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll