Sport

‘Dorë’ e rëndë e UEFA-s: Nice mbyll dyert e stadiumit, Këlni gjobitet me 100 mijë euro...

Tifozët e dy klubeve u përfshinë në skena sherri brenda stadiumit dhe çuan në shtyrjen e ndeshjes, në ditën e parë të fazës së grupeve të Conference League.

24 Shtator 2022, 12:41 Nga DOSJA

‘Dorë’ e rëndë e UEFA-s: Nice mbyll dyert e

ZVICER - UEFA ka patur dorë të rëndë në masat që ka marrë ndaj Nice dhe Këlnit. Kujtohet se tifozët e dy klubeve u përfshinë në skena sherri brenda stadiumit dhe çuan në shtyrjen e ndeshjes, në ditën e parë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra e Nice do të presë Slovácko (13 tetor) me dyer të mbyllura dhe është e ndaluar të shesë bileta për tifozët për ndeshjen e tyre të ardhshme në transfertë (6 tetor në Republikën Çeke). Përveç kësaj, klubi francez është i detyruar të paraqesë një pankartë me një slogan kundër racizmit në ndeshjen e ardhshme europiane në shtëpi.

Nga ana tjetër, skuadra gjermane e Këlnit u gjobit me 100 mijë euro dhe u ndalua t'u shesë bileta tifozëve të saj për dy ndeshjet e ardhshme jashtë (Partizan dhe Slovácko).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll