Sport

Humbja ndaj Italisë, 83% e tifozëve britanikë duan shkarkimin e Southgate para Kupës së Botës!

Vrapimi i fundit drejt kampionatit botëror në Katar sapo ka filluar, por kjo nuk do të thotë se për disa nuk mund të përfundojë tashmë.

24 Shtator 2022, 11:24 Nga DOSJA
Humbja ndaj Italisë,  83% e tifozëve britanikë duan shkarkimin e
Gareth Southgate

ANGLI- Vrapimi i fundit drejt kampionatit botëror në Katar sapo ka filluar, por kjo nuk do të thotë se për disa nuk mund të përfundojë tashmë. Humbja ndaj Italisë ka tronditur jo pak pankinën e Gareth Southgate, trajnerit të Anglisë. Dhe nëse do të varej nga tifozët, trajneri tashmë do të ishte shkarkuar.

83% e tifozëve duan shkarkimin

Fërshëllimat e atyre që ishin të pranishëm në Milano në fund të ndeshjes ishin mjaft të qarta, por në shtëpi dikush u kujdes të kërkonte konfirmim edhe nga ata që nuk ishin në Itali. Dhe siç shpjegon The Sun, rezultati është një plebishit dhe sigurisht jo në favor të Southgate.

Tabloidi anglez pyeti audiencën në Twitter se cili duhet të jetë fati i trajnerit dhe përgjigja nuk mund të ishte më e qartë: 83% e tifozëve kërkojnë menjëherë shkarkimin e tij, për të mos rrezikuar që në Botëror të turpërohen. Disa përdorues në Twitter e kanë cilësuar  si i "vdekuri që ecën". Për momentin nuk ka të dhëna se kërkesa popullore do të pranohet. Por nëse gjërat përkeqësohen në ditët në vijim, Kupa e Botës 2022 e Southgate mund të përfundojë para se të fillojë…

E.Ç (Dosja.al)

angli southgate

Sondazh

Poll