Sport

Araujo dhe Koundé, testet mjekësore te Barça. Në radhë edhe Depay dhe De Jong…

Pasi u dëmtuan me kombëtaret përkatëse, dy qendërmbrojtësit po ekzaminohen nga mjekët e Barçës në ‘Ciutat Esportiva’ për të përcaktuar periudhën e mungesës së tyre.

24 Shtator 2022, 11:18 Nga DOSJA
Araujo dhe Koundé, testet mjekësore te Barça. Në
Mbrojtësi uruguajan Ronald Araujo

SPANJE - Jules Koundé dhe Ronald Araujo po i nënshtrohen testeve mjekësore në ‘Ciutat Esportiva Joan Gamper’. Pas orës 10 të mëngjesit, qendërmbrojtësi francez dhe ai uruguajan, të cilët u dëmtuan me skuadrat përkatëse kombëtare, mbërritën në ambientet e Barcelonës në ‘Sant Joan Despí’ për t'u ekzaminuar nga mjekët e Barcelonës dhe për të përcaktuar saktësisht, sa do të jetë mungesa e tyre. 

Koundé, i cili u ankua me Francën, pasi vuri re shqetësim në këmbën e djathtë në ndeshjen e tij kundër Austrisë, mund të jetë nga tre deri në katër javë pushim, sipas eksplorimeve të para të bëra në Francë, përpara se të kthehej në Barcelonë. Nëse kjo diagnozë është e saktë, mbrojtësi francez do të humbasë edhe dy angazhimet e rëndësishme kundër Interit në Champions League, por edhe për El Clasicon në ‘Bernabeu’ të dielën e ardhshme, më 16 tetor. 

Araujo dhe Koundé, testet mjekësore te Barça. Në

Nga ana e tij, uruguajani Ronald Araujo, i cili nuk zgjati asnjë minute në fushë në miqësoren kundër Iranit, vuri re shqetësim në ngjitësin e djathtë dhe mbetet për t'u parë se sa kohë do të jetë jashtë skuadrës katalane.

Ndërkaq, në parim është planifikuar që në Ciutat Esportiva të kalojnë për kontroll edhe të dëmtuarit Memphis Depay dhe Frenkie de Jong, të cilët dje lanë grumbullimin e kombëtares portokalli për të fluturuar drejt Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll