Sport

Ndarja nga Icardi, nga Argjentina vjen lajmi i bujshëm: “Wanda Nara në lidhje me futbollistin 24-vjeçar”

Mauro Icardi dhe Wanda Nara u ndanë dhe ish-modelja tani po përflitet për një lidhje tjetër.

24 Shtator 2022, 11:24 Nga DOSJA
 

Ndarja nga Icardi, nga Argjentina vjen lajmi i bujshëm: “Wanda Nara

ARGJENTINË- Mauro Icardi dhe Wanda Nara u ndanë dhe ish-modelja tani po përflitet për një lidhje tjetër. Fillimisht mediat raportuan për një lidhje me këngëtarin argjentinas L-Gante por sipas thashethemeve të fundit, 36-vjeçarja ka nisur një aventurë me një tjetër futbollist. Më saktësisht, bëhet fjalë për Martin Payero, mesfushori 24-vjeçar i Boca Juniors. Gazetarja Pia Shaë e bëri të ditur në programin televiziv LAM.

"Ata kaluan një mbrëmje së bashku në Afrikë. Ata qeshën, pinë dhe kërcyen së bashku," tha gazetarja.  Yanina Latorre, një tjetër gazetare do të shprehej: "Për javë të tëra ka pasur një person, një njeri që nuk e njoh, i cili dëshiron të më shesë informacione për Ëanda Narën dhe një tjetër futbollisti, por padyshim që unë nuk jam gati të paguaj". L-Gante ishte gjithashtu i pranishëm në të njëjtën dhomë. Por Kennys Palacios, stilisti dhe miku më i mirë i Ëandës, e bëri të qartë në Instagram se mes Narës dhe reperit nuk ka asnjë lidhje dashurie.

E.Ç (Dosja.al)

icardi wanda nara

Sondazh

Poll