Sport

Protesta e frikshme e tifozit, vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut (VD)

Protestë e frikshme shpërtheu në O2 Arena gjatë ndeshjes në Laver Cup, skenës së ndeshjes së fundit të karrierës mahnitëse të Roger Federer, mes Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzman.

24 Shtator 2022, 11:49 Nga DOSJA

Protesta e frikshme e tifozit, vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën

ANGLI- Protestë e frikshme shpërtheu në O2 Arena gjatë ndeshjes në Laver Cup, skenës së ndeshjes së fundit të karrierës mahnitëse të Roger Federer, mes Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzman. Një tifoz, pasi hyri në fushë, ​​i vuri flakën vetes duke shfaqur një notë proteste kundër përdorimit të jahteve private në Britaninë e Madhe, ndërsa forma e protestës ishte ekstreme duke qenë se ai i vendosi flakën krahut të tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të sigurisë dhe punonjësve shëndetësorë të pranishëm brenda arenës së Londrës shmangi më të keqen: tifozi u mjekua menjëherë dhe u shoqërua jashtë fushës. Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi rregullisht.

E.Ç (Dosja.al)

tenis laver cup tifozi

Sondazh

Poll