Sport

VIDEO/ Neymar krijon dyshime me gjestin: "Marrëdhënia ime me Mbappé? Pufff..."

Ylli i ‘selecaos’ la një përgjigje, që ngrenë shumë hamendësime, se si kalojnë ndërmjet tyre dy futbollistët e PSG-së

24 Shtator 2022, 10:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Neymar krijon dyshime me gjestin: "Marrëdhënia ime me

FRANCE - Neymar e ka nisur mjaft mirë sezonin me PSG-në, duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligue 1. Ky nivel duket se ka vazhdimësinë e tij edhe me skuadrën braziliane. Brazili u përball të premten me Ganën në Le Havre dhe, pavarësisht nga një frikë e gjurit gjatë javës, Neymar shkëlqeu dhe dha dy asistime, teksa ‘selecao’ fitoi 3-0.

Megjithatë, marrëdhënia e tij me Kylian Mbappé ngre pikëpyetje. Braziliani u pyet në zonën mikse për marrëdhënien e tij me sulmuesin francez te PSG, ndërkohë që Neymar, duke mos dashur të përgjigjet, vetëm tha: "Unë nuk..." shtoi ai ndërsa u largua.

Kjo përgjigje dhe shtrembërimi i fytyrës së yllit brazilian, duke u larguar nga zona miks, të lë të dyshosh se diçka po ndodh mes dy yjeve të skuadrës pariziene. Duket se marrëdhënia mes të dyve u prish përfundimisht në fillim të sezonit, kur u grindën për goditjen e një penalltie, në ditën e fitores ndaj Montpellier.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll