Sport

Ylli argjentinas, Leo Messi: “Kam kaluar keq, por tani po e shijoj sërish futbollin”...

Kapiteni i skuadrës ‘albceleste’ ka folur për veten dhe shokët, pas fitores ndaj Hondurasit

24 Shtator 2022, 10:04 Nga DOSJA

Ylli argjentinas, Leo Messi: “Kam kaluar keq, por tani po e shijoj

SHBA - Mëngjesin e sotëm, Argjentina fitoi 3-0 ndaj Hondurasit dhe Leo Messi vazhdon të japë diçka për të folur. Ai, i cili realizoi një dopietë, ka rrëfyer se ndihet rehat në skuadrën pariziene, pas një sezoni disi të trazuara në aspektin personal.

"Ndihem mirë, ndihem ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu. E thashë edhe më parë. Kam kaluar keq, nuk e kam mbaruar kurrë ndeshjen",- tha ai pa filtër, pasi shënoi një dopiedë në fitoren e skuadrës argjentinase 3-0 ndaj Hondurasit në Miami.

"Ky vit është ndryshe. Kam ardhur me një kokë tjetër, më i akomoduar me klubin, në dhomat e zhveshjes, me shokët e skuadrës dhe me lojën. E vërteta është se ndihem shumë mirë. Po kënaqem përsëri",- shtoi ylli i ‘albicelestes’, i cili është i fokusuar në Botërorin e Katarit 2022, por gjithashtu shpreson të vazhdojë të shkëlqejë në Paris-Saint Germain.

Në të njëjtën linjë, argjentinasi u shpreh për Kupën e Botës në Katar, një datë e caktuar në kalendarin e tij të veçantë: "Ne jemi po aq të shqetësuar sa njerëzit, por duhet të jemi të qetë. Kemi një ekip të madh për Kupën e Botës. Është e veçantë, aty duhet të ecim hap pas hapi. Po shijojmë çdo moment që jemi bashkë, duke u përgatitur seriozisht kur duhet të punojmë”.

Scaloni, krenar për sulmuesin e tij

"Gjëja e rëndësishme është që ai të jetë mirë, të jetë rehat, të kënaqet duke luajtur futboll. Nëse nuk e shijon... është keq. Unë mendoj se ai po kënaqet në ekipin e tij. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë kënaqen duke e parë atë në fushë. Sa më shumë kënaqet, aq më shumë kënaqemi ne të gjithë. E shoh mirë, e shoh të lumtur. Shpresoj të vazhdojë kështu”,- tha trajneri i skuadrës ‘albiceleste’ në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll