Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier, makina përplas një grua

Pas përplasjes, automjeti është larguar nga vendngjarja.

23 Shtator 2022, 23:29 Nga F.M
Aksident me vdekje në Fier, makina përplas një grua
Fier

FIER- Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz. Mësohet se një makinë ka përplasur një grua, e cila dyshohet se ka humbur jetën.

Pas përplasjes, automjeti është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin e personit që drejtonte makinën.

aksident ne fier

Sondazh

Poll