Aktualitet

Veliaj: Me Alex Soros kam raport special, nuk pështyj dot aty ku kam ngrënë

Ai tha më tej se familja Soros ka investuar në Shqipëri dhe ai nuk mund të jetë mosmirënjohës ndaj kësaj gjëje. 

23 Shtator 2022, 21:29 Nga F.M
Veliaj: Me Alex Soros kam raport special, nuk pështyj dot aty ku kam
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për marrëdhënien që ka me djalin e filantropit George Soros, Alexin. I ftuar në "ABC", Veliaj tha se është super krenar për raportin që ka me Alex Soros, të cilin e cilësoi si 'special'. Ai tha më tej se familja Soros ka investuar në Shqipëri dhe ai nuk mund të jetë mosmirënjohës ndaj kësaj gjëje. 

"Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar. Kur një njeri, babai i të cilit ka bërë më shumë shkolla në Shqipëri dhe ku bukëshkalët që kanë marrë bursa dhe u paguhej rroga në qeveri të Sali Berishës, kur këta janë mosmirënjohës, këta duhet të ndihen keq. Unë jam superkrenar. Vala më e madhe e shkollave ka qenë nga Soros. Vala e dytë është kjo që po kalojmë tani dhe t’i thuash plaç një njeriu që ndërton shkolla dhe të paguan shkollën. Unë jam mirënjohës jo vetëm me Aleks Sorosin por me çdo njeri që ka bërë mirë në këtë vend. Unë besoj që ky është një qytet mirënjohës, ne jemi rracë mirënjohëse, unë nuk pështyj dot aty ku kam ngrënë,"- tha Veliaj. 

alex soros erion veliaj

Sondazh

Poll