Aktualitet

Bushati risjell në vëmendje deklaratën e Erodogan në Kuvendin e Shqipërisë: Merrni masa ndaj Feto-s

Bushati lë të kuptohet se kjo është kërkesa e Erdogan të cilës qeveria shqiptare i është bindur për mbylljen e shkollave, kolegjit ‘Mehmet Akif Ersoy’ dhe kopshtit.

23 Shtator 2022, 22:51 Nga F.M
Bushati risjell në vëmendje deklaratën e Erodogan në
Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan të thënë në Kuvendin e Shqipërisë. Në video, Erdogan dëgjohet të thotë se pret që Shqipëria të marrë masa ndaj organizatës Feto-s. Në përshkrimin e bërë, Bushati lë të kuptohet se kjo është kërkesa e Erdogan të cilës qeveria shqiptare i është bindur për mbylljen e shkollave, kolegjit ‘Mehmet Akif Ersoy’ dhe kopshtit.

“Tani presim që Shqipëria të marrë masa ndaj organizatës Feto e të mos lërë që marrëdhëniet tona të errësohet për këtë arsye,”- thotë Erdogan në video.

“Te degjojne kete dhe pastaj te tregojne perralla me ndryshim adresash,”- shkruan Bushati krah videos duke lënë të kuptohet se argumenti i qeverisë është ‘bosh’.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

andi bushati mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll