Aktualitet

Banorët: Dhunuesja e maces u rikthye në vendngjarje, brenda çantës lëvizte diçka

Një fëmijë i lagjes tregoi se zonja u rikthye në pallatin ku më herët kishte vrarë macen dhe e ëma e djalit i kishte kërkuar të largohej.

23 Shtator 2022, 22:07 Nga I.A

Banorët: Dhunuesja e maces u rikthye në vendngjarje, brenda

TIRANË- Një video ku një grua dhunon një mace derisa kafsha ngordh ka qarkulluar në rrjete sociale. Banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja kanë folur për “SOT” në Euronews Albania duke shprehur shqetësimin për personin i cili sipas tyre ka probleme të shëndetit mendor.

Një fëmijë i lagjes tregoi se zonja u rikthye në pallatin ku më herët kishte vrarë macen dhe e ëma e djalit i kishte kërkuar të largohej. Ajo kishte refuzuar të ikte, ndërsa përsëriste vazhdimisht se nuk kishte vrarë asnjë mace, siç tregon dhe i mituri. Ai shtoi gjithashtu se në krah mbante një çantë të madhe, të mbushur plot, brenda së cilës lëvizte diçka.

Një vajzë tjetër, banore e lagjes tregon se të gjithë janë shqetësuar pasi kujdesen për kafshët dhe i ushqejnë ato.

“Kemi frikë normalisht, sot një kotele, nesër një fëmijë,” – tha vajza e cila tregoi se autorja dukej sikur fillimisht po e përkëdhelte macen, ndërsa nga kamerat e sigurisë është parë dhuna që ka ushtruar.

Marrë nga Euronews.al

Sondazh

Poll