Aktualitet

Gjendet i vdekur 28-vjeçari në Divjakë, u konstatua i pajetë në dhomat e resortit ku punonte

28-vjeçarit me inicialet E.T., nuk i janë konstatuar shenja dhune.

23 Shtator 2022, 22:27 Nga F.M
Gjendet i vdekur 28-vjeçari në Divjakë, u konstatua i
Foto Ilustruese

DIVJAKË- Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në një nga dhomat e resortit ku punonte në Divjakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Nga hetimet paraprake, 28-vjeçarit me inicialet E.T., nuk i janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

Njoftimi i Divjakës:

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

vdes 28 vjecari ne divjake divjake

Sondazh

Poll