Aktualitet

Konkursi për drejtorin e Fondacionit Butrinti, FMTK: E kanë paracaktuar, do vendoset një boshnjake

Me anë të një postimi në Facebook, FMTK shkruan se sipas burimeve që ata citojnë, në këtë konkurs planifikohet të zgjidhet një zonjë boshnjake, e cila i ka bërë shërbime ministres Mirela Kumbaro. 

23 Shtator 2022, 22:48 Nga I.A
Konkursi për drejtorin e Fondacionit Butrinti, FMTK: E kanë
Butrinti

TIRANË- Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka deklaruar se konkursi për drejtorin ekzekutiv te ri te fondacionit Butrinti është paracaktuar nga Ministria e Kultures. Me anë të një postimi në Facebook, FMTK shkruan se sipas burimeve që ata citojnë, në këtë konkurs planifikohet të zgjidhet një zonjë boshnjake, e cila i ka bërë shërbime ministres Mirela Kumbaro. 

Postimi i Plotë:

Ministria e Kultures dhe AADF kane hapur nje "konkurs" per drejtorin ekzekutiv te ri te fondacionit Butrinti. Sipas burimeve nga vete ministria ky konkurs eshte paracaktuar dhe planifikohet te zgjidhet nje zonje boshnjake, e njohur per sherbimet qe i ka bere ministres Kumbaro ne punet e saj me fondet publike ne trashegimi. Kujtojme restaurimin skandaloz te hamamit te Krujes apo monumente te tjera historike. Le te shikojme nese fjalet jane te verteta apo jo.

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore fondacioni butrinti

Sondazh

Poll