Aktualitet

“S’i jap dorën këtij”/ ‘Guida’ e turistëve anglezë denoncon infermierin nga Durrësi: Nuk ndërroi fashon, refuzoi pacientin

Sipas denoncuesit, infermieri nuk pranoi të vendoste dorezat gjatë kohës që duhet të bënte ndryshimin e fashove. Edhe në momentin që turisti kishte dashur t’i jepte dorën në shenjë repsekti, infermieri e kishte refuzuar.

23 Shtator 2022, 22:38 Nga F.M
“S’i jap dorën këtij”/ ‘Guida’ e
Spitali i Durrësit

TIRANË- Një shoqërues i një grupi anglezësh në Shqipëri ka denoncuar sjelljen e një prej infermierëve të spitalit rajonal të Durrësit. Në një denoncim të bërë publik në faqen zyrtare ‘Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë’, personi që identifikohet si Sokol Lahi e përshkruan infermierin në fjalë si një person rreth moshës 60 vjeç që ishte në turn tek mikro-kirurgjia më datë 22 shtator, në orën 15:45.

Sipas denoncuesit, infermieri nuk pranoi të vendoste dorezat gjatë kohës që duhet të bënte ndryshimin e fashove. Edhe në momentin që turisti kishte dashur t’i jepte dorën në shenjë repsekti, infermieri e kishte refuzuar.

Denoncimi:

Pershendetje. Une jam Sokol Lahi, shoqerues e nje grupi anglezesh ne Shqiperi. Me duhet te raportoj sjelljen jo-humane, harbute dhe jo profesionale te nje prej infermereve te spitalit rajonal ne Durres. Mbreme nje prej turisteve pesoi nje aksident, dhe u detyruam ta dergojme ne spital. Sot na u desh te shkonim serish qe te ndryshonim fashot. Fatkeqesisht nuk arrita tja marr emrin infermierit ne turn, por eshte nje person rreth te 60-ve, i cili ishte ne turn tek mikro-kirurgjia, me dt 22 shtator 2022, ora 15.45. Infermieri nuk pranoi te vendoste dorezat gjate kohes qe duhen bere ndryshim i fashove per nje pacient te huaj (turist, 86 vjec, me emrin Anthony Hitchens) edhe pse une instistova, dhe gjithashtu ne momentin qe pacienti i zgjati doren per ta falenderuar, ne shenje respekti, infermieri refuzon tja jape doren duke thene qe "nuk ja jap doren une ketij". Theksoj se pacienti nuk kishte asnje njohje te meparshme personale me infermierin. Kjo sjellje prej harbuti, jo miqesore, dhe jo profesionale transmetoi nje experience te keqe tek pacienti. Lutem qe ky mesazh te mos shkoje ne vesh te shurdher, por te ndiqet si rast, pasi po japim nje imazh te keq sa i perket cilesi se sherbimit ne sherbimin spitalor, me te tille persona. Faleminderit, Sokol Lahi.

shoqata e infermiereve shqiptare spitali rajonal durres

Sondazh

Poll