Aktualitet

Aksident i frikshëm në Fier, përplasen tetë makina e 1 motor, s'ka të lënduar

Për pasojë, të gjitha mjetet pas saj dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.

23 Shtator 2022, 17:46 Nga F.M
Aksident i frikshëm në Fier, përplasen tetë makina e 1
Aksidenti

FIER- Të paktën tetë makina dhe një motor janë përplasur në qytetin e Fierit duke shkaktuar një aksident masiv. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas frenimit të një prej makinave në qytetin e Fierit, në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia.

Për pasojë, të gjitha mjetet pas saj dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga ngjarja nuk raportohet të ketë të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll