Aktualitet

Arrestimi i mjekut, spitali i Traumës: Drejtësia të çojë deri në fund hetimin, raste të tilla s'duhet të njollosin bluzat e bardha

SUT ka bërë me dije se drejtësia duhet që të çojë deri në fund hetimet, e se ngjarje të tilla nuk duhet ta njollosin punën e përditshme të bluzave të bardha.

23 Shtator 2022, 17:35 Nga k.m.
Arrestimi i mjekut, spitali i Traumës: Drejtësia të
Spitali Universitar i Traumës

TIRANË- Spitali Universitar i Traumës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me arrestimit e mjekut Fitim Marku, pasditen e sotme. Në një reagim zyrtar, SUT ka bërë me dije se drejtësia duhet që të çojë deri në fund hetimet, e se ngjarje të tilla nuk duhet ta njollosin punën e përditshme të bluzave të bardha.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor,"-thuhet në njoftimin e spitalit.

Operacioni u zhvillua këtë mesditë në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

spitali universitar i traumës prokuroria e tiranes aksioni tek trauma fitim marku

Sondazh

Poll