Aktualitet

Aksioni tek Truama, pritet të arrestohen mjekë të tjerë, bashkëpunëtorë të anestezistit Marku

Shumë kolegë të tjerë të Markut janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.

23 Shtator 2022, 16:33 Nga F.M
Aksioni tek Truama, pritet të arrestohen mjekë të tjerë,
Fitim Marku, i arrestuar

TIRANË- Aksioni i nisur tek Spitali i Traumës është ende në vijim e sipër. Mësohet se pas arrestimit të anestezistit Fitim Marku, pritet të ketë arrestime të tjera të bluzave të bardha të këtij spitali. Aksioni u realizua përmes një agjenti të infiltruar që u shtir si pacient.

Ishte pikërisht ky agjent, personi që bëri ‘pazaret’ me Markun dhe në momentin që do t’i dorëzonte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët ndërhynë dhe e arrestua mjekun Marku.

Shumë kolegë të tjerë të Markut janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. Pritet të ketë arrestime të tjera e të zbardhen më shumë detaje nga operacioni.

fitim marku aksioni tek trauma

Sondazh

Poll