Aktualitet

Largimi i të rinjve, Alimehmeti pyet Ramën: Me kë do ta bësh Shqipërinë me teneqexhinj apo me këpucëtarë?

Sipas tij në 8 vite numri i studentëve është ulur me 50.000 teksa shprehet se sa i përket regjistrimeve në universitete sot për shkak të largimit të të rinjve kemi 15.000 kuota bosh në raundin e parë për këtë vit.

23 Shtator 2022, 16:08 Nga e.k
Largimi i të rinjve, Alimehmeti pyet Ramën: Me kë do ta bësh
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish ditën e sotmeë sa i përket largimit të të rinjve nga vendi. Me anë të një postimin në Facebook Alimehmeti i drejton një pyetje kryeministrit Edi Rama sa i përket këtij fenomi.

"Po i vret intelektualët, me kë do ta bësh Shqipërinë me teneqexhinj apo me këpucëtarë?", pyet ai.

Sipas tij në 8 vite numri i studentëve është ulur me 50.000 teksa shprehet se sa i përket regjistrimeve në universitete sot për shkak të largimit të të rinjve kemi 15.000 kuota bosh në raundin e parë për këtë vit.

"Këtu kemi arritur nga mungesa e investimit në arsim dhe në familje! Këtu kemi arritur nga kultura e gojëkyçjes dhe largimit të shikimit! Këtu kemi arritur nga frika nga "armiku i jashtëm", duke harruar të brendshmin", shkruan ai.

POSTIMI I MJEKUT ILIR ALIMEHMETI

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2022, 15:28 k.m.

E premtja… në Open Tech Day

Vodafone Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për ...