Aktualitet

Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në qytetin e Korçës, rrezikohet nga zjarri një kabinë elektrike

Godina raportohet të jetë një rrobaqepësi, e cila është ende funksionale dhe dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë.

23 Shtator 2022, 17:19 Nga k.m.
Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në qytetin e
Digjet rrobaqepsia në Korçë

KORÇË- Një godinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Lagjen Nr. 9 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar pasi në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që është përfshirë nga flakët.

Godina raportohet të jetë një rrobaqepësi, e cila është ende funksionale dhe dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë. Deri më tani, raportohet se në vendin e ngjarjen ndodhen zjarrfikësit, ndërsa rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet shumë pranë godinës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 23.09.2022, rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik.

korce digjet rrobaqepsia ne korce

Sondazh

Poll