Aktualitet

Operacioni "Tenderat"/ Abuzimi me tenderin e plehrave kimikë, Policia jep detaje për 4 të arrestuarit në UBT

Të katër të arrestuarit, pretendohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar kështu detyrën.

23 Shtator 2022, 16:21 Nga DOSJA
Operacioni "Tenderat"/ Abuzimi me tenderin e plehrave kimikë,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi arrestimin e 4 zyrtarëve të arrestuar te Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ata akuzohen se kanë abuzuar me disa tenderë, ndërsa 5 celularë u sekuestruan si provë materiale. Të katër të arrestuarit, pretendohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar kështu detyrën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet, pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tenderat”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderat”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: - A. R., 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; - T. B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; - R. S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; - A. M., 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të katër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për plehrat kimike.

korrupsion tek ubk policia e shtetit operacioni \"tenderat\"

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2022, 15:28 k.m.

E premtja… në Open Tech Day

Vodafone Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për ...