ERE miraton çmimin e energjisë për fashën përtej 800KWh, Tabaku: E pajustifikueshme!
Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor, familjet që do shpenzojnë mbi 800 Kw/h në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të shërbimit universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 Kw/h për abonentët familjarë.
Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor, familjet që do shpenzojnë mbi 800 Kw/h në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.
“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kë/h për konsumin familjar mbi 800 kë/h në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike. Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për kë/h orë për konsumin mbi 800 Kw/h”, tha më herët në mbledhje përfaqësuesi i FSHU.
"Nga 1 tetori, “800 Kw/h do faturohej me 9.5 lekë Kw/h që jep një kosto 7600 lekë. 50 Kw’h orë mbi konsumin 800 Kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”, sipas një nga ekspertëve në Bordin e ERE-s.
Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë duke folur jashtë ambienteve të ERE për mediat u shpreh se kjo është e pajustifikueshme pasi sipas saj qeveria nuk ka rritur pagat ndërkohë që shpenzimet për qytetarët shtohen.
Tabaku u shpreh se qeveria duhet të marrë parasysh interesin publik të konsumatorëve dhe qytetarëve shqiptarë.
"Janë disa elementë që kërkuam që bordi të marrë parasysh. Qeveria e bën fakt të kryer rritjen e çmimit. Çmimi nuk e justifikon sepse 40% blihet nga jashtë, por 60% e prodhojmë brenda vendit. Duhet marrë parasysh interesi publik i konsumatorëve dhe i qytetarëve shqiptarë. Është një rritje çmimesh që ka ndodhur në periudha të ndryshme që ka sjellë një rritje të varfërisë, kjo gjë po reflektohet çdo ditë", tha Tabaku
Enti Rregullator i Energjisë u mblodh ditën e sotme në një mbledhje të Bordit Drejtues ku u vendos dhe miratimi i vendosjes së fashës me çmim të ri për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 800 kë. Sipas fashës së re ata që do të shpenzojnë mbi këtë fashë do të faturen me 42 lekë Kw. Kryeministri Edi Rama ka thënë më herët se kjo fashë mund të hiqet në muajin në janar në varësi dhe të situatës elektro-energjetike në vend.
Sondazh
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: ERE nuk ka pse bëhet noter i vendimeve të qeverisë! Po rëndohen qytetarët
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Bordit të Entit Rregull...
Nga 1 tetori rritet çmimi i energjisë elektrike, ja sa do ta paguani faturën nëse kaloni konsumin 800 kw/h
Foto ilustruese TIRANË- Për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjis...
Operacioni "Tenderat"/ Abuzimi me tenderin e plehrave kimikë, Policia jep detaje për 4 të arrestuarit në UBT
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi arrestimin e 4 zyrtarëve të arrestuar te Universiteti Bujqësor...
Largimi i të rinjve, Alimehmeti pyet Ramën: Me kë do ta bësh Shqipërinë me teneqexhinj apo me këpucëtarë?
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish ditën e sotmeë sa i përket largimit të të rinjve nga ven...
FOTOJA- Ky është mjeku Fitim Marku që u vu në pranga, u kap teksa merrte 20 mijë lekë
Reanimatori Fitim Marku TIRANË- Dosja.al ka publikuar foton e mjekut Fitim Marku, i cili është vënë në pranga në kuad&eu...
Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, kush janë 4 të arrestuarit tek 'Bujqësori' (DETAJE)
Foto ilustruese TIRANË- Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët abuzuan me...
'Ç'ke ti se po vjen malli'/ Si nisi aksioni tek 'Bujqësori', Prokuroria: Drejtori 'fshiu' 3.7 mln lekë plehra kimike
Foto ilustruese TIRANË- 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamëz janë njohur me masën e sigurisë “ar...
VIDEO/ Agjentët brenda në mjet, dalin pamjet nga aksioni, spitali i Traumës i rrethuar
Mjeku i prangosur TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga spitali i Traumës, aty ku është zhvilluar një aksion kët&e...
VIDEO/ Me uniformë jeshile, momenti kur mjeku futet në makinë e efektivëve, ul kokën me pranga në duar
Mjeku te Trauma TIRANË- Pamjet që po shkoni vijë nga spitali i Traumës, aty ku është zhvilluar një aksion këtë...
Pedagogët takojnë Kushin, s’ka dakortësi për pagat, arsimtarët: I quan hata 180 euro. Ministrja: Diskutimi do vijojë! Berisha: Akt cinik i Ramës
Pedagogët protestojnë para Ministrisë së Arsimit TIRANË- Pedagogët të cilët protestojnë prej javësh ...
