Politike

Ardit Kertusha, drejt marrjes së drejtimit të PS Durrës

17 Gusht 2019, 05:22 Nga DOSJA
Ardit Kertusha, drejt marrjes së drejtimit të PS Durrës

DURRËS– Në këto ditë të nxehta gushti, Durrësi vijon të mbetet epiqendra e zhvillimeve politike, nga ku jo pak herë ka marë dhe vëmendjen mbarë kombëtare. Zhvillimet e fundit vijnë nga kampi socialist në këtë qytet, ku sipas informacioneve konfidenciale po shikohen levizje të rëndësishme brenda rradhëve të PS dega Durrës.

Duke qenë se demokracia brenda partive ka kohë që lëngon, veçanërisht në Durrës, PS është mbajtur “peng” e kastës së vjetër, por duket se të rejat e fundit, flasin për një “erë” të re në kampin e majtë në këtë qytet. Në këto 30 vite demokraci të brishtë në të ciliën vijon të zvarritët vendi ynë, partitë politike aktivizohen vetëm në kohë fushate elektorale.

Në degën lokale të qytetit bregdetar duket sikur strukturat ekzistuese  po pergatiten për zgjedhje të parakohshme. Nuk dihet realisht sa qendron ky pretendim i partive, por zëra të rëndësishëm në radhët e socialistëve të Durrësit bëjnë me dije se  një vendim i kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku udhëzohen të gjitha degët të përgatiten për reformim dhe zgjedhje në çdo qytet të vendit.

Ajo që bie në sy në fakt në Durrës është agazhim serioz i ish kryetarit të FRESH Durrës, Ardit Kërtusha,  bashkë me emra të tjerë potencialë të PS Durrës, të cilët po angazhohen në terren me takime me antarësinë dhe simpatizantë të kësaj partie. Në disa prej takimeve të zhvilluara deri me tani, bie në sy prezenca e madhe e qytetarëve të thjeshtë dhe antarësisë, ku Kërtusha po kërkon mbështetjen për të marë drejtimin e partisë Socialiste në Durrës.

Referuar burimeve të Dosja.al, pjesëmarrësit në këto takime kërkojnë zbritjen e kryesisë  në bazeë, si një hap të rëndësishëm për tu përgjigjur nevojave të tyre kur kjo parti është në pushtet apo dhe në opozitë. Fryma që Kërtuasha po tenton të përhapë është ajo e gjithëpërfshirjes dhe rivitalizimit të strukturave egzistuese, nëpërmjet një programi që ky i fundit po paraqet në çdo takim ku mer pjesë!

Por, këto takime duket se po mbahen larg vëmendjes publike, pasi vetë Pretendenti i këtij pozicioni, Ardit Kërtusha, nuk i ka bërë publik në profilet e tij sociale, këto takime. Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që Kërtusha të jetë kandidat potencial i Kreut të ri të PS në Durrës, ndërkohë që mbetet të konfirohën kqto zhvillime nga vetë protagonistët e PS në këtë qytet.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardit kertusha kru i ps-se durres ardit kertusha kru i ps-se durres

Sondazh

Poll