Sport

Eden Hazard pas aktivizimit kundër Uellsit: "Nuk ka nevojë të qetësohem, dua të luaj!"

Kapiteni i Belgjikës kundër Uellsit, të enjten në Nations League (2-1), pak i përdorur te Real Madridi, “nuk ka nevojë të qetësohet” para Kupës së Botës. “Unë e di se çfarë mund të bëj”.

23 Shtator 2022, 11:53 Nga DOSJA

Eden Hazard pas aktivizimit kundër Uellsit: "Nuk ka nevojë

BELGJIKE - Eden Hazard, pak i përdorur që nga fillimi i sezonit te Real Madrid, tha se ishte "i lumtur që mori minuta" me Belgjikën, pas suksesit të ‘Djajve të Kuq’ në nations League kundër Uellsit të enjten (2-1). “Jam i lumtur që luaj dhe nis një ndeshje si titullar ”,- tha kapiteni belg, i përzgjedhur nga trajneri Roberto Martinez dhe i zëvendësuar pas 65 minutave “të mira”.

“Nëse jam i qetësuar (nga performanca ime)? Nuk kam nevojë të qetësohem, sepse unë e di se çfarë mund të bëj. Më takon mua që të bëj sa më shumë minuta, që të jetë e mundur dhe të shkoj në Kupën e Botës në formë të mirë”,- tha Hazard, duke pranuar megjithatë se situata e tij në Madrid është “e komplikuar”.

Në La Liga, belgu ka luajtur vetëm tre ndeshje që nga fillimi i sezonit (vetëm një here titullar në gjashtë javë), ndërsa trajneri Carlo Ancelotti e përsërit rregullisht se e llogarit belgun. “Dua të luaj më shumë. Ndihem mirë te Reali pavarësisht situatës”,- shtoi ai. “Pse nuk po luaj më shumë? Ju duhet t'i bëni atij (Ancelottit) pyetjen”,- tha Hazard të enjten në mbrëmje, duke siguruar se "me ritmin e ndeshjeve, ne do të shohim përsëri Edenin e vërtetë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll