Aktualitet

Kishte fshehur heroinë në trup dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari nga Vlora

17 Gusht 2019, 12:52 Nga DOSJA
Kishte fshehur heroinë në trup dhe banesë, arrestohet

VLORË– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se 31-vjeçari me inicialet M.L do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. 

I riu u prangos pasi gjatë një kontrolli fizik iu jgetën në trup disa doza heroine. Më pas efektivët e policisë kontrolluan edhe banesën ku jetonte 31-vjeçari.

Në shtepi u gjetën edhe 110 gramë pluhur që dyshohet të jetë përzierës i heroinës. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.L., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja e tij u bë në një nga rrugët e lagjes “Osmën Haxhiu” pranë vendit të quajtur “6-katëshi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si heroinë.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij në lagjen “Partizani”, shërbimet kontatuan 110 gramë material në formë pluhuri e cila dyshohet të jetë përzierës i lëndës narkotike heroinë, po ashtu u gjetën edhe disa fara hashashi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne vlore doza heroine arrestohet 31 vjecari ne vlore doza heroine

Sondazh

Poll