Aktualitet

U kap me 26 doza kanabisi, arrestohet 38-vjeçari nga Pogradeci

17 Gusht 2019, 12:47 Nga DOSJA
U kap me 26 doza kanabisi, arrestohet 38-vjeçari nga Pogradeci

POGRADEC– Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit. Mësohet se i riu akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. 

38-vjeçari me inicialet E.J., është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur disa kilogram të bëra gati për shitje. 

NJOFTIMI I PLOTË

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, në Pogradec, ku në mjetin e tij , Policia gjeti dhe sekuestroi 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: E.J, 38 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë.

Shtetasi i mësipërm, ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, ndodhur në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, i cili për të shmangur kontrollin policor, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin e tij tip “Benz” në afërsi të fshatit Udënisht. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet policore kanë gjetur në bagazh, një sasi prej 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndaj 38 vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 doza kanabisi arrestohet 36 vjecari ne pogradec 26 doza kanabisi arrestohet 36 vjecari ne pogradec

Sondazh

Poll