Aktualitet

Sekuestrohen 60 kg kanabis në Shkodër, një i arrestuar. Procedohen tre të tjerë

17 Gusht 2019, 10:59 Nga DOSJA
Sekuestrohen 60 kg kanabis në Shkodër, një i arrestuar.

SHKODËR– Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar pasi akzuohen për trafik të lëndëve narkotike.

I arrestuari është P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës kurse të proceduarit janë shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mësohet se gjithashtu janë sekeustruar edhe 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë Shkodër

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lisen”.

Sekuestrohen 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtaroisë krimianle në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 60 kg kanabis ne shkoder nje i arrestuar procedohen 3 persona 60 kg kanabis ne shkoder nje i arrestuar procedohen 3 persona

Sondazh

Poll