Aktualitet

E rëndë në Kavajë/ U fut në det për t’u larë, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Spillesë

17 Gusht 2019, 12:23 Nga DOSJA
E rëndë në Kavajë/ U fut në det për t’u

KAVAJË- Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Spillesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Spillesë, ku shtetasi me iniciale J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë, u nxor nga deti në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit të policisë, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Kavajë/ Informacion Paraprak:

Rreth orës 12.00,  në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit  me  autoambulancë  por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten pushuesi spille humb jeten pushuesi spille

Sondazh

Poll