Politike

Edi Rama: Irani s’ka marrë të dhëna sensitive, nuk ka asgjë të tillë në sistemet tona dixhitale

Rama tha se shqiptarët nuk kanë asnjë të dhënë në sistemet digjitale.

22 Shtator 2022, 22:39 Nga F.M
Edi Rama: Irani s’ka marrë të dhëna sensitive, nuk ka
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Irani nuk ka marrë asnjë të dhënë nga sistemet digjitale në Shqipëri. Në një intervistë në "Opinion", Rama tha se shqiptarët nuk kanë asnjë të dhënë në sistemet digjitale.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A ishit të paralajmëruar ju për këtë?

Edi Rama: Jo.

Blendi Fevziu:  Çfarë ka marrë Irani si informacion?

Edi Rama: Ne kemi ndërtuar një proces gradual të mbrojtjes kibernetike bazuar dhe në faktin se nuk kemi të dhëna supersensitive në sistemet dixhitale. E dyta janë komunikimet e brendshme këto...

Blendi Fevziu: Çfarë të dhënash sensitive ka Irani?

Edi Rama: Nuk ka informacione sensitive. Ne nuk kemi të dhëna personale që të mund të përdoren, apo të futen në të dhënat personale.

Blendi Fevziu: Po a kanë numrat e ID, kartat e identifikimit?

Edi Rama: Numrat e ID janë një e dhënë që nuk kanë ndonjë vlerë, përsa kohë kartat tona të identitetit nuk kanë asgjë. Nuk kanë të dhëna për shëndetin dhe nuk tregojnë gjëra të tjera.

Blendi Fevziu: Kanë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë, ku ka informatorë? Ku fshihen këto informatorë?

Edi Rama: Janë komunikime të e-mailit jo të sekretuar…

Blendi Fevziu: Jeni i bindur se nuk gjëra tejet të rëndësishme?

Edi Rama: Ne nuk kemi të dhëna tejet të rëndësishme. Asgjë sensitive nuk kanë marrë.

edi rama

Sondazh

Poll