Politike

Rama: Me Vuçiç s’kam raport të afërt personal, por të bazuar në interesa politike

Rama thotë se Serbia ka interesat e veta, Shqipëria ka të vetat dhe ajo që i bën bashkë është pikërisht kjo gjë. 

22 Shtator 2022, 21:49 Nga F.M
Rama: Me Vuçiç s’kam raport të afërt personal, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se marrëdhënia e tij me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk është mjaft e afërt në kuadrin personal, por në atë politik. Në një intervistë për 'Opinion", Rama thotë se Serbia ka interesat e veta, Shqipëria ka të vetat dhe ajo që i bën bashkë është pikërisht kjo gjë. 

"Në aspektin personal nuk është një raport shumë i afërt. Politika është një interes. Raporti im me Vuçiç është bazuar në interesin politik rë Shqipërisë. Është një raport që…Serbia ka interesat e veta, presidenti i Serbisë ka interesat e vendit të tij, jo tonat. Shqipëria ka interesat e veta gjithashtu,"- tha Rama ndër të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll