Politike

Meta: Dosjet e Ramës do i nxjerr në kohën e duhur! PD-në e ka doktori, por bashkëpunojmë. Autoriteti i Dosjeve, një fëlliqësi

Po ashtu Meta ka folur edhe për autoritetin e Dosjeve, të cilin e quajti një institucion të korruptuar nga Rama dhe që anëtarët e tij fëlliqësira që zotërohen nga kryeministri. Meta theksoi se Autoriteti ditën që morën emailin anonim kanë marrë 7 vendime të njëpasnjëshme të paligjshme brenda 24 orëve.

22 Shtator 2022, 21:56 Nga I.A
 
Meta: Dosjet e Ramës do i nxjerr në kohën e duhur! PD-në e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se ka dosje për kryeministrin Edi Rama gati për të publikuar. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Meta tha se publikimi i tyre do të jetë në kohën e duhur, ndërkohë që shtoi se Rama nuk ka për tu ikur përgjegjësive të tij. 

"Ia kam dosjet të gjitha. E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto," tha Meta.

Po ashtu Meta ka folur edhe për autoritetin e Dosjeve, të cilin e quajti një institucion të korruptuar nga Rama dhe që anëtarët e tij fëlliqësira që zotërohen nga kryeministri. Meta theksoi se Autoriteti ditën që morën emailin anonim kanë marrë 7 vendime të njëpasnjëshme të paligjshme brenda 24 orëve.

"Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin. Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata. Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave. Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira," tha Meta. 

Ish-Presidenti ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike, për të cilat tha se sulmin e parë ndaj sistemit të vendit e ka bërë Rama te patronazhistët. Në lidhje me sulmet, Meta tha se e ka marrë vesh në korrik, ndërkohë që ne kishim 14 muaj ishim në sulmet kibernetike. Gjithashtu ai ka deklaruar se Rama ka kërkuar fillimisht që dhe bankat të futeshin te sistemi e-Albania, por bankat e kanë refuzuar këtë gjë pasi sistemi i tyre mbrojtjes është më i fortë se sa i e-Albania. Për këto sulme, Meta tha se Rama duhet që të japë dorëheqjen dhe në vend të tij të vendoset një i përkohshëm.

"Më mirë të hynë panik qytetarët sesa ta pësojnë. Ata ta kuptojnë çfarë aventuritri kane në krye të qeverisë. Ky të japi dorheqjen. Duhet ta japi nëse ka pak përgjegjësi. Nuk ndodh gjë nëse bëhet Niko kryeministër për pak kohë. Ne jemi në luftë me Ramën. Ne jemi në luftë me këtë. E hakeroi ky i pari. Ja la 14 muaj fushën lirë dhe shikoj ca u bë. TIMS pa bashkëpunëtor nga brenda nuk do hakerohej," tha Meta. 

Në lidhje me raportet me kryedemokratin Sali Berisha, Meta tha se kanë raporte korrekte si dhe bashkëpunojnë për të hequr Ramën nga pushteti. Këtu Meta shtoi se Partia e Lirisë nuk është forcë e djathtë, por e demokracisë. 

"Partia e Lirisë nuk është parti e djathtë, është partia e njerëve, e demokracisë dhe e lirë. Ai që voton PD-në të votojë PD-në e të mos e çojë më votën dëm se shihe si është mbushur parlamenti. Por ai që nuk voton fare, le të vi të votojë PL-në. Doktori ka partinë e tij, unë kam timën, ne jemi në opozitë dhe po bashkëpunojmë," tha Meta. 

Për Open Balkan, Meta tha se është në dëm te interesave tona si komb. Kreu i PL-së theksoi se Edi Rama është bërë avokat i Vuçiç dhe Open Balkan është vetëm për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën.

“Edi Rama është avokati më i madh i Vuçiçit. Kush na ka penguar ne të lëvizim? Open Balkan është një show. Ça ka Gjukanoviç që nuk e pranon dhe thotë jemi në rrugën e integrimit. Open Balkan është përpjekje për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën, për ta paraqitur si një vend që nuk do bashkëpunim," tha Meta.

Në fund, Meta ka folur edhe për koalicionet për të ardhmen, ku nuk përjashtoi kështu Sali Berishën. Ndërkohë që shtoi se të vetmit persona që nuk ka për të bërë më koalicion janë Lulzim Basha, pasi sipas tij ka kryer tradhëti ndaj vendit, si dhe me Edi Ramën, për të cilin tha se ka kryer shumë poshtërsi ndaj tij.

"Basha i kapur peng bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, që i kam thënë mos e bëj. Nuk hyri në zgjedhje, bëri gjithacka në funksion të këtij regjimi. Me Bashën është e mbaruar kjo, më Ramën është e mbyllur, i kam mbyllur me këta, nuk është personale. Rama ka bërë edhe poshtërsi ndaj meje më parë. Kjo është një çështje e përjashtuar. Me këta të dy është e përjashtuar bërja e koalicioneve," tha Meta.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll