Politike

Fevziu përmend Metën e Kryemadhin, Rama: Mos e ndot ambientin me ato gojë të ndotura

Pavarësisht pyetjeve të bëra nga moderatori Blendi Fevziu, Rama nuk pranoi të përgjigjet. 

22 Shtator 2022, 21:58 Nga F.M
Fevziu përmend Metën e Kryemadhin, Rama: Mos e ndot ambientin me ato
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Në një intervistë për 'Opinion', Rama i konsideroi ndotje te ambientit. Pavarësisht pyetjeve të bëra nga moderatori Blendi Fevziu, Rama nuk pranoi të përgjigjet. 

"Mund të kujdesemi bashkarisht për higjienën e kësaj studioje, të lutem. Të mbajmë një distancë nga ndotja. Nuk mund të sjellim këtu njerëz e gojë që përçojnë në shtëpitë e shqiptarëve ajër të ndotur. Është vendimmarrja jote personale, unë nuk marr pjesë në këto gjëra,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll